Lidhje

Senati amerikan: Apple, problem me taksat


Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja që të paguajë më pak taksa mbi fitimet e saj

Gjigandi amerikan i teknologjisë, kompania Apple është duke mbrojtur shmangien e miliarda dollarëve në taksa përmes krijimit të entiteteve jashtë vendit që pretendon të mos kenë detyrim tatimor.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook i tha një komisioni të senatit sot se Apple paguan të gjitha taksat që i detyrohet qeverisë amerikane, gati 6 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Por hetuesit e Kongresit thane se kompania ka gati 9 miliardë dollarë detyrime në tatime në se nuk do të përfitonin ligjërisht nga dispozitat e kodit të taksave që lejon dërgjimin e një shume të mëdha të të ardhurave në llogari bankare në Irlandë.

Cook i tha komisionit se çështja e taksave është “një çështje komplekse” por se ai nuk mendonte se ishte e padrejtë që kompania e tij të pakësonte shumën e taksave që duhet të paguante duke përdorur llogari bankare jashtë vendit.
XS
SM
MD
LG