Gjiri i Guantanamos: Një front i ri në politikën amerikane të emigracionit?
Presidenti amerikan Donald Trump planifikon dërgimin e 30 mijë emigrantëve pa dokumente në Gjirin e Guantanamos, bazë detare amerikane në Kubë. I njohur si vendi ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm lidhur me sulmet e 11 shtatorit dhe që ka ngjallur kritika nga grupet për të drejtat e njeriut, Guantamo është përdorur kohë pas kohe edhe si qendër për shqyrtimin e kërkesave për azil të emigrantëve që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, kryesisht përmes Haitit dhe Kubës.
Facebook Forum