Ditari- Intervistë me Zv/Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit Kasanof
Në Prishtinë, u mbajt sot mbledhjen e përbashkët e parlamentit të Kosovës me atë të Shqipërisë. Udhëheqësit e dy vendeve thanë se bashkëpunimi është thelbësor për përshpejtimin e integrimit euroatlantik të tyre. Kryeministri shqiptar Rama bëri thirrje që Kosova ta ngrijë dialogun e saj dypalësh me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me të ta synojë nëpërmjet dialogut dypalësh me Bashkimin Evropian. Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë se “çështjet që ndjek SPAK do të arrijnë kudo ku të çojnë provat”. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Kasanof thotë se në takimet që ai pati gjatë vizitës në Tiranë, ka vënë theksin te rëndësia që ka sundimi i ligjit duke nënvizuar se asnjë individ nuk është mbi ligjin. Ligjvënësve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara po u ngushtohet koha për të shmangur mbylljen e qeverisë. Financimi i qeverisë përfundon mesnatën e së premtes.
Episodet
-
dhjetor 28, 2024
Ditari - Intervistë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
-
dhjetor 24, 2024
Ditari - Rrëzimi i Assadit, shpresë e ankth tek sirianët në Evropë