Ditari- Ligji i ri në Hungari kërcënon mediat e pavarura
Admirali amerikan, Stuart B. Munsch, komandanti i forcave të NATO-s, në bazën e Napolit, tha se qeveritë që veprojnë në mënyrë të njëanshme jashtë dialogut Kosovë-Serbi, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet e brendshme dhe rajonale. Ai i bëri këto komente gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së forcave paqeruajtëse të NATO-s. Në Shqipëri, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK-u i njoftoi sot akuzën e shpërdorimit të detyrës socialistit Jurgis Çyrbja, për akte që lidhen me kohe kur ai ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit. Organizatat e gazetarëve ngrenë shqetësim se ligji i Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit përbën kërcënim për mediat e pavarura që mbështeten te donatorët ndërkombëtarë.
Episodet
-
mars 02, 2025
Ditari- Udhëheqësit europianë takim për Ukrainën
-
mars 01, 2025
Ditari- Trump: Zelenskyy nuk është gati për paqe
-
shkurt 28, 2025
Ditari - Trump – Zelenskyy takohen në Shtëpinë e Bardhë
-
shkurt 27, 2025
Ditari- Starmer-Trump, takim për Ukrainën