Ditari - Përurimi i xhamisë së Namazgjasë dhe kundërshtitë rreth saj
Autoritetet në Prishtinë njoftuan sot se Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore e njohur si CEFTA dhe jo më nga misioni i UNMIK-ut. Në Tiranë përurohet nesër Xhamia e Namazgjasë me praninë edhe të presidentit turk Rexhep Tahip Erdogan. Në një intervistë për Zërin e amerikës ish-kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, thotë se për çështjen e xhamisë së Namazgjasë ka ndodhur një ndërhyrje e egër politike nga faktorë të jashtëm. Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Ekspertë thonë për Zërin e Amerikës se vendi ka bërë përparime, por duhet të japë më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit.
Episodet
-
mars 02, 2025
Ditari- Udhëheqësit europianë takim për Ukrainën
-
mars 01, 2025
Ditari- Trump: Zelenskyy nuk është gati për paqe
-
shkurt 28, 2025
Ditari - Trump – Zelenskyy takohen në Shtëpinë e Bardhë
-
shkurt 27, 2025
Ditari- Starmer-Trump, takim për Ukrainën