Ditari- Zgjedhjet në SHBA, çfarë është 'Projekti 2025'?
Takimi i nivelit të lartë i NATO-s po mban punimet e ditës së fundit dhe po përqendrohet tek partneriteti me aleatët në Evropë dhe Azi. 32 aleatët e NATO-s u zotuan të mbështesin Ukrainën në rrugën drejt integrimit në aleancë. Intervistë me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi i cili qëndroi gjatë javës në Uashington. Ai tha për Zërin e Amerikës se Shkupi do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që janë kusht i BE-së për procesin integrues të vendit. Parlamenti i Kosovës miratoi sot projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave mes kundërshtimeve të ashpra nga opozita dhe shoqatat e gazetarëve, që e cilësuan veprimin si goditje ndaj lirisë së medias.
Episodet
-
mars 02, 2025
Ditari- Udhëheqësit europianë takim për Ukrainën
-
mars 01, 2025
Ditari- Trump: Zelenskyy nuk është gati për paqe
-
shkurt 28, 2025
Ditari - Trump – Zelenskyy takohen në Shtëpinë e Bardhë
-
shkurt 27, 2025
Ditari- Starmer-Trump, takim për Ukrainën