Ditari - Nephew: Shqipëria përparim, por ka ende mjaft punë në luftën ndaj korrupsionit
Një intervistë me Koordinatorin për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin e Shtetit të SHBA, Richard Nephew, në përfundim të vizitës të tij në Tiranë i cili thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në luftën ndaj korrupsionit, por se ka ende mjaft punë për të bërë. Ai vlerësoi punën e SPAK-ut si dhe komentoi nismën e fundit të shumicës socialiste për një cikël të ri reformash që lidhen me mirëqeverisjen, dhe antikorrupsionin. Shënohen 2 vjet nga vendimi Gjykatës së Lartë së SHBA-ve që pëmbysi ligjin që legalizonte abortin në shkallë kombëtare. Analizë mbi ndikimin e këtij vendimi tek fushata presidenciale. Ndërsa Kina po shton investimet e saj në Gjerogji, kritikë janë të shqetësuar se qeveria po rrezikon ekonominë dhe demokracinë e vendit, duke u distancuar nga partnerët e saj perëndimorë.
Episodet
-
nëntor 16, 2024
Ditari - SHBA përgatit transferimin e pushtetit
-
nëntor 15, 2024
Ditari- Emërimet e drejtuesve të komunitetit të zbulimit
Facebook Forum