Lidhje

Aktivisti Raci: Nuk do të ndalemi derisa të sigurohemi që fabrika e çimentos nuk ndërtohet në Klinë


Kryetari i Këshillit Organizativ të protestave kundër ndërtimit të një fabrike çimentoje në komunën e Klinës në Kosovë, Veton Raci thotë për Zërin e Amerikës, se banorët e zonës nuk do të ndalen derisa të jenë të sigurt që kjo fabrikë nuk do të ndërtohet. Kompania Wallingford International Kosova ka që në vitin 2019 që synon ta ndërtojë fabrikën në fshatin Dollc, por aktivistë si zoti Raci dhe banorë të zonës, duke iu referuar edhe vlerësimeve të ekspertëve, thonë se do të shkaktonte një dëm të madh për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Në një intervistë me kolegen Keida Kostreci, zoti Raci tha se shpreson që ashtu si një Gjykatë Themelore, edhe Gjykata e Apelit të vendosë kundër ndërtimit të saj.

Aktivisti Raci vazhdon përpjekjet kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Klinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:39 0:00


Zoti Raci thotë se banorët Klinës që kanë vite që e kundërshtojnë ndërtimin e fabrikës, kanë të drejtë.

“Shqetësimet e banorëve janë për ndikimin në jetën e tyre përmes pasojave që do të shkaktonte ndikimi i fabrikës së çimentos në ambjent, në burimet, në ajër dhe në të gjitha këto që janë elementare për vazhdimin e jetës së tyre aty ku jetojnë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ai thotë se reagimi i banorëve bazohet edhe në vlerësimin e ekspertëve të cilët kanë detajuar pasojat negative me të cilat do të përballeshin banorët e Klinës dhe qytetarëve përreth nëse do të ndërtohej fabrika e çimentos.

Në vitin 2019, në fshatin Dollc të komunës së Klinës në Kosovën qendrore, rreth 60 kilometra larg kryeqytetit =, kompania Wallingford International Kosova filloi përpjekjet për të ndërtuar një fabrike çimentoje, duke nxitur reagimin e ashpër të banorëve për ndërtimin e një fabrike të çimentos në komunën e Klinës,. Banorët e zonave përreth, të cilët kanë kundërshtuar në vazhdimësi idenë e ndërtimit të kësaj fabrike për shkak të shqetësimeve mbi pasojat e saj në mjedis, thonë se janë të lehtësuar pas vendimit të gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi kundër planeve për ndërtimin e fabrikës, për shkak të kundërshtimeve por edhe për probleme në procedura. Por kompania e ka dërguar çështjen në Apel. Zoti Raci thotë se shpreson që edhe Apeli të japë të njëjtin vendim, pasi faktet nuk kanë ndryshuar.

“Edhe pse është bërë padia nga operatori ekonomik, procesi do të duhet të përfundonte ashtu siç ka vendosur Gjykata Themelore, pa u dashur të predikojmë vendimin përfundimtar, por faktet reale, praktike janë të tilla që procesi duhet të përfundojë në favor të vendimit që u nxorr në Asamblenë Komunale të Klinës”, thotë ai.

Kompania Wallingford International Kosovo ka thënë në të kaluarën se me pengesat ndaj ndërtimit të fabrikës, u mohohen miliona banorëve dhe se ajo do të ndërtohej me teknologji të gjelbër. Por zoti Raci thotë se këto pretendime nuk i përgjigjen realitetit.

“Nëse shohim planin që ka dorëzuar në komunë kur ka aplikuar për lejen ndërtimore, shohim se aty parashikohet të ndërtohet një depo prej mbi 10 mijë metra katrorë, në të cilën do të deponohej thëngjilli, i cili shërben për djegien e klinkerit. Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm djegia e thëngjillit për të arritur qëllime të tjera operative shkakton ndotje, e lëre më faktorë të tjerë, grimca të cilat nuk shihen, të cilat më mirë i sqarojnë ambjentalistët”, thotë ai.

“Nuk na duhet asnjë zhvillim ekonomik kur ne do të dëmtonim jetët tona. Ajo që do të ofrohej do të jetë shumë më pak në krahasim me atë që do të shkatërrohet”, thotë zoti Raci për Zërin e Amerikës.

XS
SM
MD
LG