Rregulla të reja për reklamat politike të prodhuara me inteligjencën artificiale
Gara për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara po bëhet edhe më e nxehtë dhe disa prej kandidatëve po përdorin inteligjencën artificiale për të prodhuar mesazhet e tyre ku reklamojnë fushatën. Por në disa prej videove duket se po kalohet kufiri mes asaj çka është dhe nuk është e vërtetë.