Mali i Zi, regjistrimi i popullsisë si çështje politike
Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi është shndërruar në një çështje politike mes grupimeve më të mëdha politike, pro-malazeze dhe atyre pro-serbe. Analistët thonë se ky proces që pritet të mbahet prej 30 nëntor deri në 15 dhjetor, mund të përmbysë strukturën kombëtare të popullsisë në këtë shtet.