Lidhje

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë


Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese pezulloi sot ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë së përgjithshme, i cili kushtëzon punësimin e tyre disa vite brenda vendit, para se të marrin diplomën e studimeve.

Gjykata njoftoi se ka miratuar kërkesën e një grupi prej 37 studentësh, së bashku me firmat nga një grupi deputetësh të Kuvendit, dhe se pezulloi zbatimin e këtij ligji të miratuar në korrik, deri në shqyrtimin në themel të tij.

Ligji u prit me protesta të gjata prej studentëve dhe me bojkotim të vitit akademik për disa javë para dhe pas miratimit të tij nga shumica socialiste.

Ligji parashikon dy vjet punësim të detyruar brenda Shqipërisë për studentët e vitit të peshtë dhe gjashtë, 3 vite punësim brenda vendit për studentët e vitit të dytë deri vitin e katërt, si dhe 5 vite punësim në Shqipëri pas diplomimit për studentët e vitit të parë.

Ky ligji i detyron studentët të nënshkruajnë për këto kushte një marrëveshje në fillim të vitit akademik, ose në të kundërt, ata duhet të paguajnë tarifat e parashikuara nga universiteti për ndjekjen e studimeve.

Për qeverinë kjo është një përpjekje për të frenuar largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria, por për studentët kjo masë e re është shkelje e të drejtave njerëzore dhe kushtetuese, ndaj kërkuan një gjykim nga Gjykata Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG