Izraeli vazhdon operacionet nga ajri dhe toka në Gazë
Izraeli thotë se nuk e ka nisur ofensivën tokësore, por se operacioni brenda Gazës po bëhet me qëllim të parapërgatitjes për sulmin tokësor. Ndërkohë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me shumicë votash një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme.