Lidhje

Studimi, thellohet disinformimi gjinor në mediat shqiptare, gjuha e urrejtjes dhe homofobia


Organizata Faktoje
Organizata Faktoje

Disinformimi gjinor mbetet një nga problemet më shqetësuese të shoqërisë. Organizata Faktoje vëzhgoi 6 muajt e parë të vitit mediat tradicionale dhe ato online në lidhje me disinformimin gjinor.

Studimi i kësaj organizate të verifikimit të lajmeve zbuloi se gjuha e urrejtjes dhe disinformimi në media drejtohet kryesisht ndaj grave politikane, aktiviste si dhe ndaj grave e vajzave në tërësi.

Studimi, thellohet disinformimi gjinor në mediat shqiptare, gjuha e urrejtjes dhe homofobia
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Studimi i organizatës Faktoje për verifikimin e lajmeve, bazuar në një vëzhgim gjysmën e parë të këtij viti mbi mediat shqiptare, nxori se disinformimi gjinor bëhet me fushata, duke manipuluar fakte dhe situata, ku më së shumti sulmohen me të pavërteta gratë aktiviste të shoqërisë civile si dhe ato që përfshihen në politikë dhe vendimmarrje.

Drejtuesja e Qendrës Faktoje, Klodiana Kapo, thotë se gratë në karrierë dhe në politikë përjetojnë një gjuhë urrejtje, dhunë, përçmim ndaj mënyrës se si ato flasin ose punojnë., ndërsa nga ana tjetër mediat justifikojnë dhunën e burrave ndaj grave përmes titujve, që nxjerrin.

“Shohim që ka shumë disinformim gjinor, ka gjuhë urrejtje dhe seksiste. Edhe nga studime të tjera ka dalë që një pjesë e madhe e grave në karrierë dhe në politikë kanë pohuar se gjatë karrierës së tyre kanë pësuar shumë urrejtje dhe dhunë verbale, madje një pjesë e konsiderueshme prej tyre janë tërhequr nga këto angazhime, sepse e kanë pasur shumë të vështirë për të vijuar”, thotë zonja Kapo.

Në zyrën e Komisionerit kundër Diskriminimit ankesat dhe denoncimet për çështje me bazë gjinore janë në rritje.

Një pjesë përmbajnë shqetësime në vendin e punës për shkak të gjinisë, zgjidhje të marrëdhënieve të punës për shkak të shtatzanisë, si dhe probleme shëndetësore të shkaktuara shtatzania dhe paslindja.

Komisioneri Robert Gajda thotë se një problem përherë e më shqetësues mbetet gjuha përçmuese, paragjykuese, steriotipizuese me sfond gjinor në mediat tradicionale dhe në ato online.

“Gratë në pjesën më të madhe janë subjekte paragjykimi në çfarëdo lloj fushe të jetës së tyre. Edhe nga një studim i fundit që ne kemi brë për dhunën në politikë kundejt grave, na ka rezultuar që një nga shqetësimet më madhore që na kanë ngritur gratë politikane dhe që kanë mbuluar funksione shtetërore është pikërisht gjuha që përdoret kundrejt tyre si brenda partive politike ku ato bëjnë pjesë, ashtu edhe nga kundërshtarët politikë të partive të tjera. E njëjta gjë ndodh edhe në media”, thotë zoti Gajda.

Veprimtaret pohojnë se shumë gra aktiviste dhe politikane ngurrojnë të përfshihen, janë tërhequr ose mendojnë të tërhiqen nga jeta publike, për shkak të këtyre sulmeve disinformuese.

Këto fushata disinformuese, pohojnë autoret e studimit, janë përgjegjëse për dhunën që vazhdon ndaj grave.

Autorët shprehin shqetësimin se modeli financiar i paqëndrueshëm i portaleve shqiptare mund t’i shtyjë ato që të marrin para nga donatorë me interesa dashakeqe, ndaj disinformimi gjinor përdoret nga mediat për të siguruar fitime nga të ardhurat online.

Ndërsa ekspertja e çështjeve gjinore, Edlira Çepani, drejtuese Rrjetit për barazi në vendimmarrje thotë se së pari gratë e vajzat portretizohen negativisht dhe së dyti nuk kanë në media hapësirat e nevojshme për të përcjellë mesazhet e angazhimeve të tyre.

“Në të gjithë studimet që ne kemi bërë, një nga barrierat kryesore të vajzave dhe grave për të hyrë dhe për t’u bërë pjesë e politikës është pikërisht portretizimi i tyre i gabuar në media dhe është gjuha e urrejtes. Ato kanë frikë nga mënyra se si do të portretizohen në rrjetet sociale dhe në media. Nga ana tjetër, një nga problemet më të mëdha është po ashtu mungesa e mundësive, që përmes mediave ato të japin mesazhet e tyre”, thotë zonja Çepani.

Studimi vëren se përmes titujve të shtrembëruar mediat justifikojnë dhunën e burrave në ngjarje, të cilat riciklohen edhe pas disa vitesh.

Gjuha e urrejtes ka përfshirë rrjetet sociale, ndërsa mediat kanë zgjeruar seksizmin dhe portretizimet e gabuara të grave dhe vajzave, që nisin të hyjnë në politikë dhe në vendimmarrje.

Këto fushata disinformuese, thuhet në studim, nxitin dhunën dhe homofobinë edhe ndaj personave lgbti, dhe zhvillohen në të njëjtën kohë me fushata të ngajshme në Europë e më gjerë, duke synuar të rritin mosbesimin ndaj BE-së dhe ndaj vlerave perëndimore.

XS
SM
MD
LG