Fermerët ukrainas dhe polakë kërkojnë zgjidhje mes rrezikut ndaj sigurisë ushqimore
Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, BE lejoi tregtinë e lirë të prodhimeve bujqësore të Ukrainës. Por teprica e prodhimit që u krijua i shtyu disa anëtarë të BE-së të vendosin një ndalim të shitjes së drithit të Ukrainës. Kjo tani po kërcënon rrjedhën e drithit në tregjet botërore.