Mbi 700 shqiptarë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit
Para një dekade, numri i shqiptarëve në organet amerikane të zbatimit të ligjit ishte rreth 200. Sot, sipas “Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimi të Ligjit”, një organizatë mbarëkombëtare që mbështet shqiptarët që të nisin një karrierë në policinë amerikane, kjo shifër ka arritur në mbi 700.