Inteligjenca artificiale në industrinë e argëtimit
Inteligjenca artificiale, shkurtimisht AI, mund të ketë ndikim të madh dhe transformues në industrinë e argëtimit, në arte, muzikë dhe filma. Por kritikët po shprehin shqetësimet e tyre ndërsa shtrojnë pyetjen nëse programet kompjuterike inteligjente përbëjnë kërcënim për krijuesit dhe artistët.