Profili i kryeministres së re britanike, Liz Truss
Liz Truss do të jetë kryeministrja e ardhshme e Britanisë, pasi fitoi të hënën garën për kreun e partisë konservatore qeverisëse. Pas disa javësh të një gare të karakterizuar shpesh me tone përçarëse ku ministrja e jashtme u përball me ish-ministrin e financave Rishi Sunak, zonja Truss doli në krye