Debate mbi hartën e re gjyqësore që përgjysmon gjykatat në Shqipëri
Debate për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pas propozimit të hartës së re gjyqësore, që përgjysmon numrin e gjykatave në vend. Projekti kundërshohet nga grupet e interesit me argumentin se largon qytetarin nga gjykata dhe shton problemet e vendeve bosh në sistem, të krijuara nga Vetingu.