Me rritjen e rasteve të koronavirusit në mbarë Shtetet e Bashkuara, më shumë njerëz që duan të udhëtojnë për të kaluar me familjen festën e Falënderimeve po testohen për virusin. Radhët janë kaq të gjata tani, saqë njerëzit presin me orë të tëra për t'u testuar për Covid-19.