Lidhje

TikTok-u në partneritet me kompaninë amerikane Oracle


Më 14 shtator, aplikacioni i famshëm i mediave sociale TikTok konfirmoi se do të bëhet partner biznesi me kompaninë Orëkëll, duke i paraprirë një oferte nga kompania Mikrosoft. Vendimi vjen disa javë pasi administrata Trump tha se TikTok-u në pronësi të Kinës, përbën rrezik për sigurinë.

Partneriteti TicToc - Oracle
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:57 0:00

Partneriteti i njoftuar mes kompanisë amerikane Orëkëll të sistemeve dhe Bajtdens, kompania që ka në pronësi Tik Tokun, shihet si një mënyrë për të shmangur një ndalim të mundshëm të aplikacionit në Shtetet e Bashkuara.

“Është një lëvizje e madhe për Orëkëll. Kompania po e përdor këtë për të rritur statusin e saj në botën e teknologjisë dhe gjithashtu për të rritur biznesin e saj të shërbimeve në platformën ‘cloud’, thotë James Andrew Lewis në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Lëvizja bëhet pasi Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në gusht, që do ta kishte ndaluar aplikacionin e mediave sociale në Shtetet e Bashkuara më 15 shtator për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin thotë se departamenti i tij do të shqyrtojë marrëveshjen në ditët në vijim për të parë nëse ajo është ‘e sigurt’.

TikTok-u mbledh të dhëna për gati 100 milionë përdorues aktivë në Shtetet e Bashkaura dhe shqetësimi është se informacioni mund të shkojë tek qeveria kineze.

“Aplikacioni është me të vërtetë i mirë në zgjedhjen e krijimeve që do të duash të shohësh. Ka aftësinë të të mbajë sytë ngulur në faqe. Kompania Bajtdens nuk donte të hiqte dorë nga aplikacioni, i cili është shumë i vlefshëm“, thotë James Andrew Lewis në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm kinez e etiketoi këtë veprim si një marrëveshje të detyruar. Por kritikët thonë se ka shqetësime të vlefshme për sigurinë.

Qeveria kineze nuk ka turp t’u kërkojë kompanive të tyre të bëjnë favore kur bëhet fjalë për spiunim, kështu që ekziston gjithmonë ai rrezik", thotë James Andrew Lewis.

Qeveria kineze nuk donte të hiqte dorë nga TikTok-u dhe fillimisht kishte kërcënuar se do ta mbyllte aplikacionin, në vend që ta shiste atë.

Analistët e industrisë thonë se një partneritet në krahasim me një shitje të plotë, mund t'i lejojë të dy vendet të deklarojnë një fitore në luftën kundër TikTok-ut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG