Sfida unike para kandidates për nënpresidente, Kamala Harris
Si gruaja e parë me ngjyrë në dyshen konkurrente të një partie kryesore, kandidatja demokrate për nënpresidente Kamala Harris pritet të mobilizojë votën e pakicave. Por zonja Harris ka gjithashtu një numër sfidash dhe shansesh unike përpara, në fushatë me kandidatin për president Joe Biden.