Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po qëndron në Paris për t’u takuar me presidenti francez Emmanuel Macron, në prag të rifillimit të bisedimeve Kosovë –Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në prag të këtyre zhvillimeve Serbia u përball me trazira për shkak të trajtimit të situatës së përkeqësuar me koronavirusin. Presidenti serb tha se protestat që u përshkuan me dhunë, janë të nxitura nga shërbime të fshehta që synojnë dobësimin e pozicionit të Serbisë në prag të bisedimeve me Kosovën.
Facebook Forum