Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të shtunën në Prishtinë se pret caktimin e shpejtë të një date për një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Takimi që ishte planifikuar për sot u anulua pasi të mërkurën zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, njoftoi se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Situata e krijuar pas publikimit të akuzave vuri në pikëpyetje përpjekjet për rifillim bisedimesh.
Facebook Forum