Nderohen viktimat e regjimit komunist në Burgun e Kalasë së Gjirokastrës
Në Gjirokastër u zhvillua një ceremoni në nderim të qindra të burgosurve politikë që humbën jetën dhe vuajtën dënimet më të ashpra në burgun e kalasë së këtij qyteti. Në ceremoni u vlerësua bashkëpunimi i Bashkisë së Gjirokastrës që drejtohet nga socialistët me shoqatën e të përndjekurve politikë.