Lidhje

Kosovë, deputeti Grabovci para prokurorisë


Prokuroria e Posaçme e Kosovës mori në pyetje sot Adem Grabovcin, deputet dhe ish udhëheqës i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndaj të cilit më 26 gusht u hapën hetime për dy vepra penale;keqpërdorimi i autoritetit zyrtar dhe shkelje e statusit të barabartë të shtetasve të Kosovës.

Hetimet kundër tij pasuan publikimin e përgjimeve të bisedave në gazetën në internet "Insajderi", ku diltendikimi i ushtruar nga ai dhe Partia Demokratike e Kosovës për emërimet në postet qeveritare, në drejtësi, media dhe në polici.

Përgjimet me autorizimin e prokurorit të EULEX-it, ishin kryer në fund të vitit 2011 dhe në fillim të vitit 2012 në kuadër të hetimeve në ish Ministrinë e Transportit.

Zoti Grabovci u mbrojt në heshtje ndërsa avokati mbrojtës tha se është kërkuar shpjegim se përse nuk janë asgjësuar përgjimet që kishin të bënin me një çështje tjetër.

Publikimi i përgjimeve nxiti shumë reagime në Kosovë. Diplomatë perëndimorë kërkuan analizë të plotë e transparente, ndërsa partitë opozitare bënë thirrje që hetimet të çohen deri në fund.

XS
SM
MD
LG