Avionet e luksit
Yjet e rokut, anëtarët e familjeve mbretërore, apo miliarderët, mund të përdorin tani një kartë të parapaguar prej 80 mijë dollarësh për të marrë me qira një avion privat për të shkuar kudo që i shtyn fantazia. Megjithëse recesioni global ka bërë që shitjet e avionëve privatë të bien më shumë se 50 përqind në tre vjetët e fundit, një kompani britanike thotë se biznesi i saj i dhënies së avionëve me qira po shkon mirë.