Parlamenti vendos vazhdimin e privatizimit
- Leonat Shehu
Parlamenti i Kosovës refuzoi sot me shumicë votash kërkesat e partive në opozitë për ndërprerjen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore e publike. Me votimin e sotëm ai përmbylli debatin e ashpër që ka përshkuar diskutimet rreth kësaj çështjeje që javën e kaluar dhe të cilat përfshinë madje edhe diskutimet brenda vetë partive politike të koalicionit qeverisës në Kosovë.