Kërçova në pritje të bashkimit
- Isak Ramadani
Komuna e Kërçovës në perëndim të Maqedonisë, pritet të bashkohet me disa komuna gjatë zgjedhjeve vendore vitin që vjen dhe me këtë rast, shqiptarët atje do të bëhen shumicë. Partitë politike qysh tash kanë hyrë në një fushatë, ndërkohë që opozita maqedonase është shprehur e gatshme ta mbështesë kandidatin maqedonas për prefekt të partisë VMRO në pushtet.