Një anketë e zhvilluar ditët e fundit nga rrjeti NBC dhe gazeta Wall Street Journal tregon se ish-nënpresidenti Joe Biden kryeson në garën me Presidentin Trump me diferencë të ndjeshme ndër votuesit latino-amerikanë.
Hispanikët pritet të jenë grupi më i madh ndër pakicat që votojnë në 2020 dhe nëse marrin pjesë masivisht në votime mund të jenë vota vendimtare në shumë shtete të lëkundura.
Në ditën e fundit të fushatës elektorale kandidatët për garën presidenciale po vazhdojnë të bindin votuesit e pavendosur si dhe të nxisin mbështetësit e tyre që të votojnë.
Facebook, Twitter dhe kompani të tjera të internetit po përdorin politika të reja mbi përmbajtjet e debatueshme gjatë fushatës presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Komuniteti mysliman në Shtetet e Bashkuara përbën vetëm një përqind të popullësisë amerikane.
Dy ditë para zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden janë përqendruar tek shtetet fushëbetejë, të nevojshme për fituar garën presidenciale.
Sipas një sondazhi nga Instituti për Politika Sociale, 78 për qind e myslimanëve me të drejtë vote në ShBA janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet presidenciale të së martës.
Themeluar në vitin 1986 nga ish-presidenti Carter dhe bashkëshortja e tij, Rosalynn, Qendra Carter prej kohësh ka punuar për të nxitur paqen dhe demokracinë në botë.
Dënimet për krime u pamundësojnë rreth 5.2 milionë amerikanëve të votojnë, por kjo ka rënë me 15 për qind nga viti 2016, sipas këtij grupi.
Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden duket se ka një epërsi të ngushtë përballë Presidentit Trump, tregojnë anketat në shkallë kombëtare.
Në ditët e fundit të fushatës zoti Trump dhe zoti Biden janë përqendruar tek shtetet përcaktuese për rezultatin e zgjedhjeve. Deri në mesditën e së shtunës kanë votuar rreth 90 milionë amerikanë.
Ngarko më shumë