Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zonja Çepani e cila është edhe drejtuese e Rrjetit të Grave për Barazi në Vendimmarrje, tha se megjithëse pjesëmarrja e tyre në politikë është shtuar, fuqia e grave dhe vajzave në vendimmarrje duhet të vijojë më tej me heqjen e pengesave ndaj tyre.