Pfizeri dhe partneri i saj gjerman presin që miratimi nga autoritetet amerikane të jepet në mes të dhjetorit. Pfizer pret të prodhojë rreth 50 milionë doza vaksinash këtë vit, të mjaftueshme për të mbrojtur 25 milionë njerëz.
Pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet në vende ku njerëzit janë lodhur nga respektimi i masave dhe që dëshpërimisht duan të besojnë se virusi është zhdukur
Vaksina e Johnson & Johnson’s ka vetëm një dozë, ndërsa vaksinat nga kompanitë Moderna dhe Pfizer dhe një tjetër që është ende në zhvillim nga kompania AstraZeneca, janë të ndara në dy doza
Pandemia ka qenë veçanërisht sfiduese për shkencëtarët që janë duke u ndeshur në të njëjtën kohë me dyshimet e njerëzve në lidhje me shkencën dhe pikëpyetjet rreth synimeve të tyre
Stafi mjekësor në pavionin e kujdesit intensiv në një spital të Francës, që trajton pacientë me COVID-19, thotë se vala e dytë e infektimeve me koronavirus është shumë më e menaxhueshme se e para.
Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë që studiojnë diabetin thotë se pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah se sa më të rrezikuar janë njerëzit me këtë sëmundje ndaj virusit
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pandemia e koronavirusit nuk do të marrë fund vetëm nga një vaksinë e efektshme, por duhet që komunitetet dhe individët të vazhdojnë të angazhohen në luftën kundër virusit
Moderna është kompania e dytë amerikane që raporton brenda një jave rezultate që tejkalojnë pritshmëritë për efektivitetin e vaksinës
Gazetari Steve Stecklow e kishte parë nga afër goditjen e tmerrshme të COVID-19 kur një mik i tij vdiq nga sëmundja, pasi ishte vënë në respirator për disa javë.
Të premten u regjistruan më shumë se 170,000 infeksione të reja, sipas statistikave të grumbulluara nga Universiteti Johns Hopkins.
Brenda një dite janë njoftuar 144 mijë raste të reja të infektimit me COVID-19
Mosbesimi tek vaksinat mund të ul nivelet e vaksinimit për COVID-19n në Amerikë dhe Britani nën normat e nevojshme për të mbrojtur komunitetet ndaj sëmundjes, thuhet në një studim të publikuar të enjten
Ngarko më shumë