Për disa kompani prodhuese të vaksinave, dozat përforcuese kanë krijuar mundësinë e disa miliarda fitimeve të tjera
Presidenti Biden njoftoi gjithashtu një shtesë prej 750 milionë dollarësh për të ndihmuar në procesin e vaksinimit në të gjithë botën dhe 1.4 miliardë dollarë për të zvogëluar numrin e vdekjeve dhe rastet e transmetimit të COVID-19s.
Varianti me transmetueshmëri të lartë ka zëvendësuar pothuajse të gjitha variantet e tjera, nga të cilat kanë mbetur vetëm rreth 1%
Në një deklaratë të martës, J&J tha se kishte kryer dy studime të hershme që përfshinin persona që kishin marrë vaksinën e saj
Të gjithë vizitorët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara duhet të tregojnë çertifikatën e vaksinimit, si dhe provën e një testi negativ, të bërë tre ditë para se të lejohen të hypin në avion.
Kompania synon që deri në fund të muajit të aplikojë tek entet rregullatore amerikane për të marrë autorizimin për përdorim urgjent të vaksinës në këtë grupmoshë.
Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive tha të dielën se ai beson se miliona amerikanë, të cilët tashmë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, përfundimisht do të kenë nevojë për një dozë përforcuese për të patur mbrojtje të mjaftueshme.
Një panel këshillimor i qeverisë federale refuzoi dhënien e dozës përforcuese për të gjithë amerikanët, por e mbështet marrjen e saj nga personat mbi 65 vjeç dhe për personat e rrezikuar nga sëmundja e rëndë
Individët me shëndet të mirë nuk kanë ende nevojë për një dozë vaksine përforcuese kundër COVID-19, thuhet në një shkrim të botuar të hënën në një revistë shkencore të nënshkuar nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh, përfshirë dy drejtues të lartë të agjencisë amerikane të barnave (FDA).
Izraeli u bë vendi i parë që ofroi dozën e tretë të vaksinës për banorët mbi 60 vjeç.
Hulumtimet e reja tregojnë se vaksinat e koronavirusit jo vetëm që ofrojnë mbrojtje kundër infeksionit dhe sëmundjeve serioze, por mund të ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e të ashtuquajturit ‘COVID afatgjatë’, ku simptomat mund të zgjasin me javë ose muaj të tërë
Enti rregullator për ilaçet në Evropë tha të hënën se po analizonte të dhënat mbi një dozë përforcuese për vaksinën COVID-19 nga Pfizer/BioNTech, që do të jepet gjashtë muaj pas dozës së dytë tek grupmosha 16 vjeç e lart.
Ngarko më shumë