Suedia dhe Letonia u shtohen vendeve e fundit që pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa rregullatorët evropianë analizojnë të dhënat e sigurisë së saj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i Pentagonit, Lloyd Austin po zhvillojnë takime me homologët japonezë në Tokio për të riafirmuar partneritetin transatlantik përballë një Kine gjithnjë e më ambicioze dhe Koresë së Veriut, gjithnjë e më armiqësore.
Ky muaj shënon pesë vjetorin e marrëveshjes së Turqisë me Bashkimin Evropian që zgjeroi një eksod masiv të refugjatëve dhe migrantëve në Evropë në këmbim të ndihmës. Por, e ardhmja e marrëveshjes është vënë në pikëpyetje ndërsa Ankaraja po bën thirrje për rishikimin e saj.
Në Kosovë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, vendosi që të thërrasë më 22 mars mbledhjen e parë të parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Këtë javë Presidenti Joe Biden fillon një turne në mbarë vendin për të mbështetur paketën ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh që parashikon pagesa të drejtpërdrejta për amerikanët.
Rrjeti “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” publikoi një raport të ri mbi rolin e shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor në përballjen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Dhjetëra mijëra vetë mbushën rrugët të hënën në qytete të ndryshme australiane me thirrjet për drejtësi gjinore. Protestat që kanë vazhduar prej disa ditësh, u nxitën nga një numër skandalesh të bëra publike kohët e fundit që kanë në qendër anëtarë të partisë së Kryeministrit Scott Morrison.
Gjermania, Franca dhe Italia njoftuan të hënën pezullimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca, pas njoftimeve për mundësinë e shfaqjes së efekteve serioze anësore, që përfshijnë hemorragjinë dhe mpiksjen e gjakut.
Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të investojnë mjaft energji dhe kapital politik tek Shqipëria.
Në fjalimin e tij të parë madhor televiziv të enjten mbrëma, Presidenti Joe Biden shënoi një vjetorin e mbylljes së vendit për shkak të pandemisë dhe u kërkoi amerikanëve të ndihmojnë për sfidat që ende mbeten përpara.
Lëvizja separatiste e Katalonjës pësoi një goditje këtë muaj kur Parlamenti Evropian i hapi rrugën ekstradimit të udhëheqësit separatist në mërgim, Carles Puigdemont në Spanjë për t'u përballur me akuzat për kryengritje.
Prokuroria e Posaçme arrestoi kryetarin e komunës së Kllokotit nën dyshimet për cënim të së drejtës së votës. Ky është arrestimi i tretë gjatë kësaj jave lidhur me pretendimet e ngritura nga parti e kandidatë partish politike për manipulim të votave.
Ngarko më shumë