Presidenti Trump urdhëroi ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Ukrainën. Administrata Trump tha se kishte për qëllim të detyronte të gjitha palët të uleshin në bisedimet për paqe. Udhëheqësit evropianë kanë thënë se është jetike të vazhdohet me dërgesat e armëve në Kiev.
Kina shpalli të mërkurën objektivin e saj për një rritje ekonomike në nivel 5%. Ky parashikim është i pandryshuar nga viti i kaluar, pavarësisht sfidave ekonomike në rritje, përfshirë përshkallëzimin e tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Në Shqipëri, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të fushës juridike kanë ngritur shqetësimin mbi nivelin e lartë të personave që mbahen në baraburgim, e cila përbën 62% të totalit të popullatës së burgjeve.
Deputetët e opozitës serbe hodhën të martën bomba tymuese dhe gaz lotsjellës brenda parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë dhe mbështetjes për protestat disamuajshe të studentëve të universiteteve në Serbi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk u paraqit sërish sot në Prokurorinë e Posaçme, pavarësisht urdhrit të gjykatës për të dëshmuar lidhur me një rast që nuk është bërë publik nga prokuroria.
E ardhmja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, është vënë në dyshim pasi Izraeli ndaloi hyrjen e të gjitha ndihmave në Rripin e Gazës, duke shkaktuar blerje furnizimesh në panik në këtë territor.
Amerikanët myslimanë në shtetin e Illinoit nisën muajin e shenjtë të Ramazanit ndërsa juria shpalli fajtor për vrasje me motiv urrejtjeje një 73 vjeçar i cili qëlloi për vdekje me thikë një fëmijë 6 vjeçar palestinezo-amerikan.
Evropa po përpiqet të marrë rol udhëheqës mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump të hënën ndërpreu të gjithë ndihmën ushtarake për Kievin.
Presidenti Trump do të mbajë të martën fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan. Presidenti Trump pritet të flasë rreth nevojës për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, vendosjen e tarifave ndaj importeve të huaja dhe shkurtimet qeveritare.
Në Shqipëri, regjistrimi i votuesve nga jashtë vendit, një proces që kryhet për herë të parë, ka shkuar sa dyfishi i parashikimeve, ndërsa KQZ-ja i kërkoi qeverisë që të shtojë buxhetin mbi shërbimet postare për shpërndarjen e fletëve të votimit.
Autoritetet në Gjermani njoftuan për një të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur pasi një makinë mori përpara turmën e njerëzve në një qytet në perëndim të Gjermanisë. Autori i dyshuar për ngjarjen u arrestua ndërsa mbetet e paqartë nëse ka të tjerë të përfshirë në incident.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një plan, që ajo e quajti “Rarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian këtë javë.
Ngarko më shumë