Vetëm pak ditë pas inaugurimit si president, Donald Trump po intensifikon trysninë ndaj Rusisë për të filluar bisedimet e paqes me Ukrainën. Rusia i kundërshtoi kërcënimet e Presidentit Trump se SHBA do të vendosin sanksione dhe tarifa të reja ndaj Kremlinit nëse ai refuzon t'i japë fund luftës.
Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që do të mbahen më 26 janar, tashmë janë dënuar nga Parlamenti Evropian dhe shumë ekspertë ndërkombëtarë, të cilët thonë se ato pritet të manipulohen nga regjimi i presidentit Alexander Lukashenko.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i AAK-së dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj flet mbi zhvillimet në Kosovë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, si dhe tek ndikimi që do të ketë politika e administratës së re amerikane për zhvillimet në Kosovë.
Gjykata Penale në Shkup i liroi të enjten katër të akuzuarit për organizimin e ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e vendit në vitin 2017, pasi prokuroria dhe Gjykata e Apelit kërkuan që ata të përfshiheshin në Ligjin e Amnistisë.
Në Tiranë, nisi sot projekti “BE për Drejtësinë Digjitale”, me një fond prej 7.5 milionë euro, përmes të cilit sistemi gjyqësor do të përmirësojë menaxhimin elektronik të çështjeve në gjykata dhe prokurori, si dhe përpunimin e statistikave.
Një raport i publikuar të enjten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike me seli në veri të Mitrovicës, thekson se entonacionalizimi në veri të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës, kufizon mundësinë e zhvillimit të vlerave të përbashkëta.
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Uashingtoni pritet të ndalë fondet edhe për agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se një fitore e Rusisë në Ukrainë do të minonte fuqinë parandaluese të aleancës më të madhe ushtarake në botë dhe se do të duheshin triliona dollarë për të rikthyer besueshmërinë tek qëndrueshmëria e saj.
Kina, Izraeli dhe Mianmari janë ndër vendet kryesore që burgosin gazetarët, sipas një raporti të ri. Në shkallë botërore, të paktën 361 gazetarë janë arrestuar për shkak të punës së tyre, tregojnë të dhënat nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerimin, Marta Kos tha sot se procesi i anëtarësimit të shteteve të reja në këtë bllok ishte bërë “edhe më i vështirë” përkundër luftës në Ukrainë, e cila i detyroi shtetet anëtare të mendojnë për zgjerimin e tij.
Në Prishtinë të mërkurën u hap Muzeu i Fëmijëve të Luftës, pjesë e të cilit janë dhjetra rrëfime e objekte që flasin mbi përjetimet e fëmijëve gjatë luftës së vitit 1999. Ky muze synon të ruajë kujtesën mbi luftën por edhe të nxisë edukimin dhe pajtimin e brezave të rinj.
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti deklaratën se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës nga Danimarka. Ai e cilësoi një gjë të tillë si të nevojshme për sigurinë ndërkombëtare.
Ngarko më shumë