Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmoi se ka pranuar kërkesë nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës që të detyrojë kryeministrin Albin Kurti të paraqitet si dëshmitar në një rast që ka të bëjë me rezervat shtetërore të vendit.
Disa ekspertë nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara diskutuan në Uashington mbi ndryshimet në politikën e jashtme amerikane dhe ndikimin e mundshëm në lidhje me Kosovën. Ekspertët ndër të tjera thanë se Kosova është e pambrojtur nga ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin.
Gjermania pritet të mbajë zgjedhjet të dielën, ndërsa shqetësimet kryesore të votuesve, janë emigracioni dhe kostoja e jetesës.Kandidati kryesor për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë ka akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në zgjedhje.
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën për garanci të sigurisë për Ukrainën. Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Kiev, ku ndodhet për bisedime me Presidentin Volodymyr Zelenskiy
Pavarësisht viteve të tëra thatësirë, kultivuesit e prodhuesit spanjollë të vajit të ullirit, po përgatiten për një sezon shumë të mirë. Por ata janë të shqetësuar nga kërcënimet për tarifa të Presidentit amerikan Trump. Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të vajit të ullirit në botë
Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të saj në Korenë e Jugut, derisa të zgjidhë shqetësimet e privatësisë në bashkëpunim me autoritetet e këtij vendi.
Ligjvënësit në shtetin e Oklahomës po shqyrtojnë një plan për të filluar mbledhjen e të dhënave për nxënësit dhe prindërit e tyre emigrantë pa dokumente. Disa zyrtarë të arsimit kanë thënë se do të refuzojnë zbatimin e rregullit të propozuar.
Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën përgatitje të shumta për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, teksa po afrojnë afatet ligjore për regjistrimin e partive. Mes tyre janë edhe lehtësirat e shtuara për votimin e shqiptarëve prej nga jashtë vendit.
Në Shqipëri riaktivizimi i industrisë ushtarake shihet nga autoritetet zyrtare në funksion të ndryshimeve në mjedisin e sigurisë në botë. Pushtimi i Ukrainës 3 vjet më parë nga Rusia, solli një këndvështrim të ri sipas tyre, mbi politikat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ranë dakord sot të vazhdojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe të zgjidhin “pengesat”, siç u shprehën ata, në marrëdhëniet dypalëshe për të normalizuar lidhjet diplomatike në mes dy shteteve.
Udhëheqësit evropianë mbajtën një takim të jashtëzakonshëm të hënën në Paris, për të diskutuar sigurinë ukrainase dhe evropiane. Takimi u zhvillua pas një furie hapash diplomatike të Uashingtonit, të cilat ngritën dyshime rreth përkushtimit të SHBA ndaj aleancës transatlantike
Mjekët thonë se një teknologji e re mund të përmirësojë ndjeshëm jetën e pacientëve me sëmundjen Parkinson. Ata thonë se teknologjia mundet të gjurmojë me saktësi aktivitetin e trurit të pacientit dhe të dërgojë në kohë reale stimulimin elektrik të nevojshëm për të ndalur lëvizjet e pavullnetshme.
Ngarko më shumë