Mjekët thonë se një teknologji e re mund të përmirësojë ndjeshëm jetën e pacientëve me sëmundjen Parkinson. Ata thonë se teknologjia mundet të gjurmojë me saktësi aktivitetin e trurit të pacientit dhe të dërgojë në kohë reale stimulimin elektrik të nevojshëm për të ndalur lëvizjet e pavullnetshme.
Ndërsa politikat e Presidentit Donald Trump për imigracionin janë përqendruar kryesisht ndaj imigrantëve që futen në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit me Meksikën, emigrantët kinezë po shfrytëzojnë rrugët e rrezikshme detare të Paqësorit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Kalifornia qendrore ndodhet aktualisht në sezonin e mbledhjes së luleshtrydheve dhe agrumeve. Por disa punëtorë fermash, imigrantë pa dokumente nuk po paraqiten në punë. Ky zhvillim, duket se është pasojë e planit në zbatim të administratës Trump për dëbimin e imigrantëve pa status ligjor në SHBA.
Gjatë vizitës në Izrael, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se Hamasi duhet zhdukur, ndërkohë që i bëri jehonë vizionit të Presidentin Donald Trump për një Gazë të çliruar nga ndikimi i grupit militant palestinez.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbërriti sot në Arabinë Saudite për një sërë takimesh, përshirë bisedimet e së martës me diplomatët rus për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kuvendi i Shqipërisë shqyrtoi disa ndryshime në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votimin e diasporës dhe shqiptarëve nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 Majit. Për paketën e ndryshimeve ligjore është arritur një mirëkuptim mes dy forcave më të mëdha politike.
Kosova shënoi 17 vjetorin e pavarësisë me një sërë veprimtarish, përfshirë parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së vendit. Udhëheqësit e Kosovës theksuan rëndësinë e sakrificave të bëra nga populli dhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë në arritjen e pavarësisë së vendit.
Një njësi speciale qensh po përdoret në Francë për identifikimin e rrjedhjeve në sistemin e furnizimit me ujë, një problem serioz dhe me kosto të lartë. Aftësia e qenve për të nuhatur klorin i lejon ata të gjejnë rrjedhjet shpejt dhe në mënyrë efektive.
Me fillimin e dimrit të ashpër në Ukrainë, organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF dhe agjencitë e tjera të ndihmave po ndihmojnë komunitetet në rajonin lindor të Ukrainës, që të përgatiten për stinën e ftohtë.
Në Gjirokastër Qendra Memoriale që është ngritur për Musine Kokalarin pritet të ekspozojë objektet të reja etnokulturore. Objektet që vetë Musineja i ruajti me vite ua dorëzoi të afërmve të saj pak para ndarjes nga jeta në Rrëshen ku vuajti 22 vite internim.
Përfaqësues të Bashkimit Europian theksuan në Konferencën e Sigurisë në Mynih se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të përshpejtohet, duke shqyrtuar arritjen e kritereve dhe të meritës.
Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një furnizues strategjik për Perëndimin. Presidenti Donald Trump po shqyrton një marrëveshje që do të siguronte vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën në luftën kundër Rusisë në këmbim të qasjet tek mineralet e saj
Ngarko më shumë