Një njësi speciale qensh po përdoret në Francë për identifikimin e rrjedhjeve në sistemin e furnizimit me ujë, një problem serioz dhe me kosto të lartë. Aftësia e qenve për të nuhatur klorin i lejon ata të gjejnë rrjedhjet shpejt dhe në mënyrë efektive.
Me fillimin e dimrit të ashpër në Ukrainë, organizata e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF dhe agjencitë e tjera të ndihmave po ndihmojnë komunitetet në rajonin lindor të Ukrainës, që të përgatiten për stinën e ftohtë.
Në Gjirokastër Qendra Memoriale që është ngritur për Musine Kokalarin pritet të ekspozojë objektet të reja etnokulturore. Objektet që vetë Musineja i ruajti me vite ua dorëzoi të afërmve të saj pak para ndarjes nga jeta në Rrëshen ku vuajti 22 vite internim.
Përfaqësues të Bashkimit Europian theksuan në Konferencën e Sigurisë në Mynih se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE do të përshpejtohet, duke shqyrtuar arritjen e kritereve dhe të meritës.
Rezervat e mëdha me minerale të rralla i japin Ukrainës mundësitë për të qenë një furnizues strategjik për Perëndimin. Presidenti Donald Trump po shqyrton një marrëveshje që do të siguronte vazhdimin e mbështetjes amerikane për Ukrainën në luftën kundër Rusisë në këmbim të qasjet tek mineralet e saj
Sekretari amerikan i Shtetit ka mbështetur plotësisht objektivat e luftës të Izraelit në Gazë, duke thënë se Hamasi “duhet të çrrënjoset”. Zoti Rubio u takua me kryeministrin izraelit Netanyahu. Ata hanë se dy vendet do të punojnë së bashku për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit
Stilisjta e modës Dasha Pomeranz, e lindur në Rusi, sjell histori njerëzore përmes veshjeve që krijon.Koleksioni i saj i fundit është një nderim për gratë që u detyruan të largoheshin nga vendet e tyre të lindjes dhe të fillonin një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.
Kompania e teknologjisë Google kohët e fundit ka hequr dorë nga politika e saj e deritanishme kundër prodhimit të armëve me inteligjencë artificiale. Zëri i Amerikës njofton se si po sinjalizohet për një orientim drejt prodhimit të mjeteve me inteligjencë artificiale për qëllime ushtarake
Administrata e Presidentit Donald Trump kërkon ndihmën e Meksikës për të frenuar hyrjen e drogës sintetike fentanil në Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar, skanerë të teknologjisë së lartë u vendosën në një kalim kufitar në shtetin amerikan të Arizonës për të zbuluar drogën.
Në Shqipëri, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet në mjedis po shoqërohen me shtimin e erozionit në vijën bregdetare. Zonat më të rrezikuara nga erozioni bregdetar janë Kune- Vaini në Lezhë dhe grykëderdhja e Lumit Buna në Shkodër.
Në Serbi, studentët protestues dhe mbështetësit e presidentit populist Aleksandar Vuçiç po mbajë tubime paralele të shtunën, ndërsa po shënojnë “Ditën e Shtetësisë” të vendit me mesazhe dukshëm të kundërta.
Nënpresidenti amerikan JD Vance, paralajmëroi udhëheqësit evropianë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë për “kërcënimin nga brenda” duke argumentuar se qeveritë e tyre po censurojnë të djathtën e vijës së ashpër dhe po dështojnë në kontrollin e imigracionit
Ngarko më shumë