Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groenlanden është pritur me habi nga danezët të cilët thonë se këmbëngulja e tij për kontrollin mbi ishullin tregon mungesë respekti për aleancën mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët dhe ekspertët në Korenë e Jugut po shqyrtojnë strategji të reja për të arrestuar Presidentin e shkarkuar Yoon Suk Yeol pas përpjekjeve të dështuara të javës së kaluar. Hetuesi kryesor u zotua sot se do të bëjë gjithë përpjekjet për ta arrestuar atë
Në Shqipëri, Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot kërkesën për uljen me 1 lek, të çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kilovat/orë në muaj.
Autoritetet në Kosovë mbyllin një zyrë të administratës tatimore të ministrisë së Financave të Serbisë në veri të vendit, nën dyshimet për mbledhje në mënyrë jolegale të mjeteve financiare nga qytetarë e subjekte në Kosovë. Reagon Beogradi.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake dhe ekonomike për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, gjatë një konference shtypi të mbajtur të martën në Florida, ku ai trajtoi një sërë çështjesh
Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të ndryshme të qytetit dhe zonave përreth. Njoftohet për dy viktima dhe disa të plagosur.
Elvis Presley, ylli i parë i rokut në botë, sot më 8 janar do të mbushte 90 vjet. Këngëtari ikonë i muzikës vazhdon të ketë grupe fansash në mbarë botën, disa prej të cilëve po planifikojnë homazhe për atë që njihet si “mbreti i Rock ‘n’ Rollit”.
Zjarret në Kaliforni
Droga ‘kaptagon’ siguronte përfitime me vlerë prej miliarda dollarësh në vit për regjimin e Bashar al-Assadit. Rebelët që e rrëzuan atë nga pushteti kanë çmontuar fabrikat shtetërore që prodhonin drogën. Ata janë zotuar se do të shkatërrojnë në tërësi atë që e quajnë perandoria e drogës së Assadit.
Krishtlindjet ortodokse në Kosovë po shënohen mes ankesave të përfaqësuesve serbë për gjendjen e këtij komuniteti dhe thirrjeve të udhëheqësve në Prishtinë për solidaritet dhe ruajtje të vlerave që bashkojnë shoqërinë e vendit.
Gjatë administratës së Presidentit Biden u forcuan masat për parandalimin e dhunës me armë zjarri, dhe kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar, pritet të ketë një ndryshim të madh të politikave mbi armëmbatjen.
Ngarko më shumë