Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti këtë javë bindjen e tij se vendosja e Groenlandës nën kontrollin e Amerikës është jetike për sigurinë ndërkombëtare. Komentet e tij kanë alarmuar Danimarkën, të cilës i përket ky ishull i Arktikut.
Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump, që synon të ndryshojë të drejtën për shtetësi për fëmijët e lindur në tokën amerikane, një e drejtë e garantuar nga Amendamenti i 14-të i Kushtetutës, po përballet me sfida të mëdha ligjore.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe organizata të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore nisën në disa qarqe në Shqipëri ndërgjegjësimin e autoriteteve shtetërore dhe vendore për mospërdorim të burimeve shtetërore në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Një grevë e udhëhequr nga studentët bëri që të mbyllen shumë biznese të premten në gjithë Serbinë, ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiç ka organizuar një tubim të madh për të kundërshtuar protestat e vazhdueshme antiqeveritare, që kanë sfiduar kontrollin e tij mbi pushtetin
Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investimeve të huaja në takimin më të madh të udhëheqësve botërorë të biznesit, duke u ofruar investitorëve një ofertë me kushte – të investojnë në Shtetet e Bashkuara, ose të përballen me tarifa të ashpra.
Vetëm pak ditë pas inaugurimit si president, Donald Trump po intensifikon trysninë ndaj Rusisë për të filluar bisedimet e paqes me Ukrainën. Rusia i kundërshtoi kërcënimet e Presidentit Trump se SHBA do të vendosin sanksione dhe tarifa të reja ndaj Kremlinit nëse ai refuzon t'i japë fund luftës.
Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, që do të mbahen më 26 janar, tashmë janë dënuar nga Parlamenti Evropian dhe shumë ekspertë ndërkombëtarë, të cilët thonë se ato pritet të manipulohen nga regjimi i presidentit Alexander Lukashenko.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i AAK-së dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj flet mbi zhvillimet në Kosovë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, si dhe tek ndikimi që do të ketë politika e administratës së re amerikane për zhvillimet në Kosovë.
Gjykata Penale në Shkup i liroi të enjten katër të akuzuarit për organizimin e ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e vendit në vitin 2017, pasi prokuroria dhe Gjykata e Apelit kërkuan që ata të përfshiheshin në Ligjin e Amnistisë.
Në Tiranë, nisi sot projekti “BE për Drejtësinë Digjitale”, me një fond prej 7.5 milionë euro, përmes të cilit sistemi gjyqësor do të përmirësojë menaxhimin elektronik të çështjeve në gjykata dhe prokurori, si dhe përpunimin e statistikave.
Një raport i publikuar të enjten nga Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike me seli në veri të Mitrovicës, thekson se entonacionalizimi në veri të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës, kufizon mundësinë e zhvillimit të vlerave të përbashkëta.
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Uashingtoni pritet të ndalë fondet edhe për agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara.
Ngarko më shumë