Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama akuzoi lëvizjen Vetëvendosje, se ka sabotuar dhe bllokuar projektet për zhvillimin e kryeqytetit. Ai sjell si shembuj unazën dhe spitalin e Prishtinës.
Zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë thanë të shtunën se dhjetëra vëzhgues nga nesër nisin mbikëqyrjen e fushatës zgjedhore, ndërkaq mbi 100 syresh do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve.
Qeveria izraelite miratoi armëpushimin në Gazë për lirimin e pengjeve në orët e hershme të së shtunës dhe marrëveshja mund të fillojë të zbatohet që nga e diela, një ditë para se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë zyrtarisht detyrën.
Për herë të parë që prej 40 vjetësh inaugurimi i një presidenti amerikan do të bëhet brenda Kapitolit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump do ta bëjë betimin të hënën në ambjentin e mbyllur për shkak të temperaturave tepër të ulëta.
Një nga premtimet elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump ishte përpjekja për të miratuar në Kongres legjislacionit kundër qyteteve të cilat nuk zbatojnë politika të ashpra ndaj emigrantëve. Disa zyrtarë vendorë zotohen se do t’i kundërvihen administratës së re Trump.
Rrjeti social TikTok mund të jetë së shpejti jo funksional për më shumë se 170 milionë përdorues amerikanë, për shkak të vendimit të Gjykatës së Lartë për ta ndaluar atë.
Në Shqipëri, emigracioni dhe varfëria ekstreme e një numri të madh të familjeve, sidomos në zonat e thella malore, po shoqërohen me shtimin e rasteve të braktisjes së fëmijëve, kryesisht atyre me probleme të shëndetit mendor.
Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësish ekonomike një qytet industrial të shtetit Ohajo. Më pas ai ndoqi studimet në një nga universitetet më të mira të vendit dhe tashmë merr detyrën e nënpresidentit
Senati zhvilloi për dy ditë me radhë seanca dëgjimore për zonjën Pamela Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme. Ajo u përball me pyetjet e senatorëve amerikanë.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi sot të krijohet një grup pune për të diskutuar ndryshime në rregulloren e Kuvendit, përfshirë edhe një propozim nga opozita, sipas të cilit deputetët duhet të vetëdeklarohen nëse janë apo jo përdorues të platformave SKY/ECC dhe Encrochat.
Presidenti i zgjedhur Trump thotë se dëshiron që SHBA të kenë rol udhëheqës në botë për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat. Ai ka emëruar për këtë qëllim një sipërmarrës dhe investitor në fushën e teknologjisë, në rolin e drejtuesit për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat.
Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë miratimin e marrëveshjes që do të pezullonte luftimet në Gazë dhe siguronte lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbahen nga Hamasi. Tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë marrëveshjen para se ajo të hyjë në fuqi.
Ngarko më shumë