Në Shqipëri, emigracioni dhe varfëria ekstreme e një numri të madh të familjeve, sidomos në zonat e thella malore, po shoqërohen me shtimin e rasteve të braktisjes së fëmijëve, kryesisht atyre me probleme të shëndetit mendor.
Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë amerikane me prejardhje modeste. Ai u rrit në mes vështirësish ekonomike një qytet industrial të shtetit Ohajo. Më pas ai ndoqi studimet në një nga universitetet më të mira të vendit dhe tashmë merr detyrën e nënpresidentit
Senati zhvilloi për dy ditë me radhë seanca dëgjimore për zonjën Pamela Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme. Ajo u përball me pyetjet e senatorëve amerikanë.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi sot të krijohet një grup pune për të diskutuar ndryshime në rregulloren e Kuvendit, përfshirë edhe një propozim nga opozita, sipas të cilit deputetët duhet të vetëdeklarohen nëse janë apo jo përdorues të platformave SKY/ECC dhe Encrochat.
Presidenti i zgjedhur Trump thotë se dëshiron që SHBA të kenë rol udhëheqës në botë për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat. Ai ka emëruar për këtë qëllim një sipërmarrës dhe investitor në fushën e teknologjisë, në rolin e drejtuesit për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat.
Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë miratimin e marrëveshjes që do të pezullonte luftimet në Gazë dhe siguronte lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbahen nga Hamasi. Tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë marrëveshjen para se ajo të hyjë në fuqi.
I emëruar i zotit Trump si kryetar i Komisionit Federal të Tregtisë është zotuar se do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund monopolit të kompanive të mëdha të teknologjisë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti të enjten me 20 mijë euro LDK-në, me 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me tre mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç thuhet “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit, u përball me pyetjet e ligjvënësve gjatë seancës së konfirmimit të mërkurën në Senatin amerikan.
Hamasi dhe Izraeli kanë arritur marrëveshje armëpushimi të ndarë në tri faza. Presidenti Joe Biden dhe pasuesi i tij, Donald Trump e përshëndetën marrëveshjen. Zoti Trump u zotua ta shfrytëzojë atë për të vazhduar përmirësimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe.
Në fjalimin e tij të lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mbrëmje, presidenti Joe Biden paralajmëroi për rreziqet nga përqendrimi i pushtetit dhe pasurive. Fjalimi ishte kapitulli i fundit i një karriere politike prej dekadash dhe një mandati katërvjeçar
Në Perëndim po rritet mbështetja për sekuestrimin e pasurive ruse në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, të cilat u ngrinë pas fillimit të sulmit në shkallë të gjerë të Moskës ndaj Ukrainës.
Ngarko më shumë