Zyrtarët thonë se më shumë se 7,000 objekte, shtëpi banimi, shkolla dhe biznese, janë djegur deri tani nga zjarret vdekjeprurëse në zonën e Los Anxhelosit. Një prej tyre është shtëpia e zjarrfikësit Isaac Baeza dhe familjes së tij, e cila u dogj plotësisht nga zjarri në qytetin e Altadenës.