Në Shqipëri, drejtues të Institutit të Arkeologjisë vlerësojnë si shumë të rëndësishme gërmimet arkeologjike, të kryera gjatë këtij viti në Koman të Shkodrës, qendër kjo ku ruhen dëshmi të vazhdimësisë Iliro-shqiptare. Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Shpresa Gjongercaj, tha se gërmimet në Koman janë zhvilluar në sajë të bashkëpunimit të arkeologëve shqiptarë me ata të shkollave franceze të arkeologjisë.