Disa mijë qytetarë të Tetovës dhe viseve të tjera në Maqedoni i dhanë sot lamtumirën e fundit ish-kryetarit të partisë Demokratike Shqiptare, Arbër Xhaferi, i cili vdiq dje si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Politikanë dhe përfaqësues të qeverive të Shqiupërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe të partive politike ishin të pranishëm në homazhet që u zhvilluan me këtë rast dhe në ceremoninë e varrimit.