Kryediplomati tha se në takime me autoritetet kineze do të trajtoheshin çështje të rëndësishme për popullin amerikan, por edhe çështje për të cilat dy vendet kanë mosmarrëveshje të thella.
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën, duke ofruar ndihmë për nevojat urgjente të financimit afatshkurtër dhe ato të rindërtimit afatgjatë.
Ka një shqetësim në rritje në mesin e anëtarëve të NATO-s për zgjerimin nga Rusia të industrisë së saj të mbrojtjes me mbështetjen e Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit.
Koreja e Veriut nisi të mërkurën disa raketa me vetëdrejtim në det, pranë bregut të saj perëndimor
Bisedimet cilësohen si vazhdimësi e përpjekjeve për të mbajtur linja të hapura komunikimi, për të menaxhuar me përgjegjësi dallimet midis dy vendeve
Sekretari Blinken i kërkoi Iranit të ndalojë ndihmën për grupin jemenas Houthi, por nuk tha se çfarë pasoja do të kishte
Vizita e kryediplomatit amerikan në Lindjen e Mesme vjen në një kohë kur është rritur rreziku për një përshkallëzim rajonal të konfliktit pas vrasjes së zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri në Bejrut.
Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s diskutuan të martën në Bruksel edhe për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe atë në Ballkanin Perëndimor
Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, nga datat 27-29 nëntor pritet të diskutohet ndër të tjera edhe mbi sigurinë dhe demokracinë në Ballkani Perëndimor.
Vendndodhja e bisedimeve u konfirmua ekskluzivisht për Zërin e Amerikës. Filoli është një hapësirë pranë San Franciskos ku ndodhen një vilë madhështore dhe kopshte elegante
Kina ka sinjalizuar gatishmërinë për të ndihmuar në zbutjen e konfliktit në Lindjen e Mesme
Presidenti Biden i tha Zërit të Amerikës se u takua rishtazi me drejtuesit kinezë gjatë punimeve të takimit të nivelit të lartë të G20-ës në Indi
Qeveria e Pekinit në fillim të këtij viti ndryshoi ligjin e kundërzbulimit. Ligji i ri ndalon ndarjen e çdo informacioni në lidhje me sigurinë kombëtare. Ky veprim mendohet se do të rrisë rreziqet për shumë kompani shumëkombëshe që bëjnë biznes në Kinë.
Sekretari amerikan i Shtetit bisedoi për shtatë orë me zotin Qin. Zoti Blinken pritet të takohet me kryediplomatin kinez Wang Yi dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.
Analistët thonë se pavarësisht tensioneve, të dy qeveritë po përpiqen të organizojnë një takim të nivelit të lartë nga fundi i vitit.
Sekretari Blinken është kryediplomati i parë amerikan që viziton Pekinin që nga viti 2018.
Diplomati amerikan që drejton një qendër në Departamentin e Shtetit që trajton çështje të dezinformimit, flet gjithashtu mbi sfidat që paraqitet sot për Ballkanin, sa i takon manipulimit të informacionit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kina nuk ka sinjalizuar ndonjë gatishmëri për të përdorur ndikim ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës
Udhëtimi i parë i zotit Blinken në Hanoi si diplomati më i lartë i amerikan vjen ndërsa të dy vendet synojnë të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe duke i ngritur ato në nivelin e partneritetit strategjik
Gjatë Takimit për Demokracinë, Sekretari i Shtetit Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapa për të mbrojtur të dhënat e shtetasve amerikanë nga qeveritë autoritare
Ngarko më shumë