Sipas autoriteteve turke, forcat kurde vranë të hënën dy persona duke goditur me mortaja nga brenda territorit sirian
E dërguara e posaçme amerikane për krimet e luftës tha se të gjitha palët duhet të përballen me pasojat për veprimet e tyre në këtë konflikt
Banorët, disa duke qarë dhe duke mbajtur fëmijët e tyre, u larguan nga shtëpitë e dëmtuara tërmeti. Lëkundjet shkaktuan panik në pjesën më të madhe të Xhakartës, ku ndërtesat shumëkatëshe u lëkundën dhe njerëzit u evakuuan.
Rrjete kanë vënë në zbatim teknologjinë e fundit për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit të drogës, trafikimin dhe pastrimin e parave, thuhet në raportin e agjencisë së BE-së kundër drogës.
Gjermania i ka ofruar Varshavës sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot” për ta ndihmuar atë të sigurojë hapësirën e saj ajrore pas rrëzimit të një rakete në Poloni javën e kaluar.
Është hera e parë që Kupa e Botës zhvillohet në një vend të Lindjes së Mesme
Agjencia e OKB-së për energji atomike tha se sulme të tilla rrezikonin të shkaktonin një fatkeqësi të madhe bërthamore
Sekretari Lloyd Austin tha se agresioni rus ndaj Ukrainës ofron një pamje të një bote të tillë dhe theksoi nevojën e mbështetjes së Kievit
Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësimin e trajtimit të punëtorëve migrantë nga vendi organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit
Rishi Sunak premtoi se do të vazhdojë mbështetjen e vendosur të vendit të tij për Ukrainën
“Xhamal u vra për së dyti sot”, shkroi në Twitter ish e fejuara e tij vetëm pak minuta pasi lajmi u bë publik. “Mendonim se mund të kishte dritë për drejtësi nga Shtetet e Bashkuara, por sërish, paratë u vunë para drejtësisë”.
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krijimin e 'stacioneve policore' të paautorizuara nga qeveria kineze në qytetet amerikane për të kryer ndoshta presion mbi disa shtetas me origjinë kineze, u tha ligjvënësve të enjten drejtori i FBI-së, Christopher Wray
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve hyri në histori si e para grua që shërbeu në postin e fuqishëm të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara
Ish-nënpresidenti amerikan tha se Kongresi "nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë time"
Uashingtoni përgatitet për dy vjet qeverisjeje të ndarë në kushtet kur Partia Demokrate e Presidentit Joe Biden ruajti kontrollin e Senatit
Gjenerali më i lartë i Shteteve të Bashkuara paralajmëron se Rusia ka ende fuqi të konsiderueshme luftarake brenda Ukrainës
Duke kuptuar nevojën për të mbushur këtë hendek, aleatë të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania në tetor i hapën udhë nismës për të blerë së bashku sistemet e mbrojtjes ajrore .
MI5 thotë se dëbimi i spiunëve rusë nga Evropa ka dëmtuar rëndë qëllimet e Moskës
Dy të vdekur nga shpërthimi pranë kufirit Poloni-Ukrainë. Aleatët e NATO-s po hetojnë lidhur me njoftimet e pakonfirmuara se shpërthimi ishte shkaktuar nga raketa “qorre” ruse
Ukraina tha se kjo ishte vala më e madhe e sulmit me raketa gjatë nëntë muajve të luftës, në formë ndëshkimi nga larg frontit pas humbjeve të pësuara në fushëbetejë nga forcat ruse
Ngarko më shumë