Një gjykatë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut shpalli fajtorë të enjten Aiden Aslin dhe Shaun Pinner-in, si dhe shtetasin maroken Brahim Saadoun, duke i akuzuar për "veprimtari mercenare" me synimin për të përmbysur republikën.
Komentet Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri gjatë një vizite në Finlandë.
Parisi nuk përjashton mundësinë e vizitës së Presidentit Macron në Ukrainë
Puset e ujit janë kontaminuar nga kufomat e të vrarëve, ndërkohë që qyteti nuk ka furnizim me ujë, energji apo gaz
FBI-ja arrestoi republikanin Ryan Kelley nën akuza për veprimet e tij gjatë trazirave në Kapitol
Avioni ushtarak Osprey u rrëzua në Kaliforninë Jugore gjatë një misioni stërvitor
Një gjykatë në Fixhi vendosi që një superjaht në pronësi ruse të hiqet nga ujrat e këtij shteti ishull të Paqësorit nga Shtetet e Bashkuara, sepse ishte një humbje parash për Fixhin për të mirëmbajtur anijen, ndërsa vazhdojnë përplasjet ligjore për konfiskimin e tij
Roman Abramovich akuzohet se eksportoi dy avionë amerikanë pa licencë në Rusi, në kundërshtim me sanksionet e vendosura nga SHBA-të ndaj Moskës.
Moska thotë se agjencia amerikane nuk ka fshirë ato çka ajo i quan lajme të rreme rreth operacionit të saj ushtarak në Ukrainë. Por Radio Evropa e Lirë e sheh këtë si përpjekje të Rusisë për ta ndaluar atë që të thotë të vërtetën.
Mediat lokale thanë se persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj besimtarëve dhe kishin aktivizuar eksplozivë në kishë. Ndër të vrarët kishte gra dhe fëmijë
Ishte rasti i fundit i dhunës me armë në Shtetet e Bashkuara pas sulmeve në Teksas, Nju Jork dhe Oklahoma që kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra vetëve
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, zoti Biden tha disa herë “Mjaft më, mjaft më” dhe shtroi pyetjen se çfarë do të duhej për të ndryshuar ligjet e armëve në Amerikë
Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu akuzohet se ka fyer një zyrtar publik
Nëse shpallet fajtor ai përballet me 15 vjet të tjera burg, përveç dënimit që po vuan aktualisht
Mali i Zi, është bërë strehë për mijëra shtetas rusë të cilët po ikin për shkak të sanksioneve, rekrutimit ushtarak ose shtypjes politike, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.
Më shumë se 300 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunit - një sëmundje zakonisht e lehtë që përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin dhe puçra në lëkurë të mbushura me qelb - janë raportuar gjatë muajit maj, kryesisht në Evropë.
Dita e të Rënëve është festa kombëtare që përkujton ushtarakët amerikanë të rënë në krye të detyrës
Një degë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, që i qëndroi besnike Moskës pas një përçarjeje të vitit 2019, ka thënë se do të shkëpusë të gjitha lidhjet me kishën ruse, pas agresionit në Ukrainë.
Rreth 3 milionë euro janë mbledhur në vetëm tre ditë, kryesisht në shuma të vogla, njoftojnë mediat në Lituani. Për blerjen e një droni luftarak “Bayraktar” nevojiten rreth 5 milionë euro.
Guvernatori Greg Abbott tha se Salvador Ramos kishte shkruar në Facebook se do të hapte zjarr në një shkollë fillore rreth 15 minuta para sulmit
Ngarko më shumë