Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret të ri që përshpejton dhe thjeshtëzon më tej procedurat e shtetësisë për të huaj që futen në ushtrinë ruse dhe për familjarët e tyre
Gjykata në Kolorado pati vendosur përjashtimin e tij nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale për shkak të rolit që luajti për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit
Konflikti mes administratës së Presidentit Biden dhe Teksasit po ashpërsohet; Uashingtoni thotë se ligji tejkalon kompetencat që i takojnë një shteti
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve bëri thirrje për miratim të politikave të ashpra të imigracionit në këmbim të mbështetjes së kërkesës së Presidentit Biden për më shumë ndihma për Ukrainën.
Synimi i NATO-s është që të ndihmojë aleatët të mbrojnë më mirë territorin e tyre ndërsa Rusia po intensifikon sulmet ajrore në Ukrainë.
Akuzat ndaj presidentes Claudine Gay për plagjiarizëm nuk erdhën nga kolegët e saj akademikë, por nga kundërshtarët e saj politikë, me në krye konservatorët
Ish-presidenti Donald Trump është zotuar se do të dëbojë miliona emigrantë nga vendi nëse rizgjidhet President, madje përtej niveleve të viteve 1954, kur u ndërmor operacioni për dëbimin e migrantëve të paligjshëm meksikanë.
Shumica e amerikanëve janë të shqetësuar për të ardhmen e demokracisë në zgjedhjet e ardhshme megjithëse se çfarë konsiderojnë kërcënime ndaj demokracisë varet nga prirja e tyre politike
Sekretarja demokrate e shtetit Maine e përjashtoi zotin Donald Tump nga fleta e votimit bazuar në një klauzolë të Amendamentit të 14 të Kushtetutës amerikane
Më shumë se gjysma e të gjithë aborteve në SHBA, bëhet përmes përdorimit të ilaçeve. Kërkesa për ilaçe ka arritur kulmin në dy vitet e fundit kur duket se qasja ndaj tyre do bëhet më e vështirë.
Policia koreanojugore tha se i dyshuari iu afrua politikanit opozitar duke i kërkuar atij një autograf. Zoti Lee megjithatë njoftohet se nuk është në rrezik për jetën
Paqëndrueshmëria e zgjedhjeve për president të këtij viti është e rrallë për epokën moderne dhe paraqet sfida të mëdha për demokracinë
Një shpërthim në Bejrut të martën shkaktoi vrasjen e zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh Arouri dhe tre personave të tjerë, thanë zyrtarë të Hamasit dhe ata të grupit libanez të Hezbollahut.
Që nga Euro, tek lufta në Kosovë dhe deri tek ndërrimi i pushtetit në Rusi – një përmbledhje e zhvillimeve më të rëndësishme të një çerek shekulli më parë
Vendimi për tërheqjen e trupave u mor pak ditë para se Sekretari amerikan i Shtetit Blinken të vizitojë Izraelin dhe rritjes së trysnisë ndërkombëtare për të zvogëluar numrin e viktimave në radhët e civilëve
Sipas një anketimi të agjencisë Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike, NORC, për amerikanët po marrin më shumë rëndësi çështjet ndërkombëtare dhe emigracioni.
Me një shumicë të ngushtë, gjykata shfuqizoi ligjin e miratuar në korrik që nuk i lejonte gjykatësve të rrëzonin vendimet e qeverisë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se ushtria e tij duhet “të shkatërrojë plotësisht” Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut nëse provokohet, sipas njoftimeve të medias shtetërore të Phenianit të hënën.
Tërmetet, më i rëndi me magnitudë 7.6, shkaktuan zjarre dhe shembje ndërtesash në brigjet perëndimore të ishullit kryesor të Japonisë, Honshu.
Disa prej rebelëve janë vrarë në një përshkallëzim të konfliktit detar të lidhur me luftën në Gazë
Ngarko më shumë