Zyrtarët amerikanë thanë sa ndihma do të dërgohet sapo Senati të miratojë paketën prej 61 miliardë dollarësh
Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah, ku është zhvendosur më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës, për t’i shpëtuar luftimeve diku tjetër.
Dymbëdhjetë anëtarët e jurisë që u zgjodhën të enjten, së bashku me gjashtë rezerve të zgjedhur të premtën, do të shqyrtojnë provat në procesin e parë gjyqësor penal ndaj një ish-presidenti.
Gjyqi pritet të zgjasë të paktën gjashtë javë dhe zoti Trump është i detyruar të jetë i pranishëm në seancë, çka pritet të ndikojë me fushatën e tij elektorale në shtetet ku gara zgjedhore ndërmjet tij, si kandidati i pritshëm republikan dhe Presidentit aktual demokrat Joe Biden është e ngushtë.
Në ditën e parë të gjyqit nuk u përzgjodh asnjë anëtar jurie
Zoti Trump, i cili nuk mori pjesë në debatet me kandidatët republikanë, ka dhënë shenja se ka gatishmëri për t’u përballur me kundërshtarin e tij, ndërsa Presidenti Biden nuk ka është angazhuar për t’u përballur me të.
Ministri i Brendshëm i Francës tha se policia ka përforcuar ndjeshëm sigurinë rreth stadiumit ‘Parc des Princes’ në Paris ku do të zhvillohet një ndeshje e kësaj jave. Ndeshjet e tjera zhvillohen në Madrid dhe Londër
Shqetësimet po rriten jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë dhe Meksikë se Kina do të bëjë përpjekje të forcojë ekonominë e saj me një valë eksportesh të teknologjisë që mund të dëmtojnë fabrikat në vendet e tjera
Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sanchez tha se qeveria e tij, e përbërë nga parti që kanë bashkuar votat për të formuar koalicion, do të shqyrtonte reformën të martën në takimin javor të kabinetit.
800 mijë vetë, kryesisht Tutsi u vranë në vitin 1994 nga ekstremistët e mbështetur nga qeveria
Zgjedhja e zotit Tusk shënoi një pikë kthese për vendin më të madh të pjesës lindore të BE-së, pas tetë vjetësh qeverisjeje nacionaliste
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mori sot përgjegjësinë për sulmin që shkaktoi vrasjen e shtatë punonjësve ndërkombëtarë të ndihmave, duke e quajtur atë “një incident tragjik të paqëllimshëm.”
Ligji i miratuar vitin e kaluar ka për qëllim të ndihmojë mbi 500 mijë punonjës të industrisë së restoranteve që ofrojnë ushqime të çastit. Shumë pronarë janë ankuar për ndikimin që ligji ka mbi bizneset e tyre
Demonstruesit i kërkojnë qeverisë të arrijë një marrëveshje për të liruar dhjetëra pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gazë dhe të mbajë zgjedhje të parakohshme
Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës ditët e fundit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa rajone
Sipas një anketimit të ri, amerikanët tani janë më të shqetësuar nga mundësia që emigrantët e ligjshëm të kryejnë krime në Shtetet e Bashkuara se sa disa vite më parë.
Ai fitoi për herë të parë postin e Senatorit si demokrat, por shpesh ka mbajtur qëndrime kundër Partisë së tij. Në vitin 2008 ai mbështeti kandidatin republikan për President, McCain e jo kandidatin demokrat, Barack Obama
Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert Fico, duket se ka epërsi në garë. Pas ardhjes në pushtet, qeveria e zotit Fico ndërpreu furnizimin e Ukrainës me armë.
Aksionarët e korporatës “Digital World” miratuan të premten marrëveshjen për shkrirjen e ndërmarrjes së tyre me kompaninë mediatike të zotit Trump “Truth Social”.
Organizata Ndërkombëtare e Punës publikoi një raport ku thotë se fitimet e paligjshme nga puna e detyruar kanë tejkaluar të ardhurat e kompanive gjigante të teknologjisë si ‘Microsoft’ apo ‘Samsung’
Ngarko më shumë